Tentativa për grusht shteti – Arrestohet pak ditë para se të shkonte në burg ish-presidenti i Brazilit

Tentativa për grusht shteti – Arrestohet pak ditë para se të shkonte në burg ish-presidenti i Brazilit

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, u arrestua të shtunën në banesën e tij në Brasília, vetëm disa ditë para se të nisë një dënim me burg për rolin e tij në një tentativë për grusht shteti, njoftoi CNN Brazil.  Policia Federale e Brazilit konfirmoi se ka ekzekutuar një urdhër arresti parandalues, i cili ishte kërkuar nga vetë policia dhe autorizuar nga Gjykata Supreme e vendit. Arrestimi u krye në rezidencën e Bolsonaro në kryeqytet.  Sipas burimeve të CNN Brazil, një vigjil organizuar nga djali i tij i madh, senatori Flávio Bolsonaro, përpara kompleksit ku jeton ish-presidenti, shkaktoi kërkesën për këtë arrest parandalues.  Bolsonaro është dënuar më herët këtë vit me 27 vjet burg për përpjekje për të qëndruar në pushtet pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 ndaj Luiz Inacio Lula da Silva. Deri më tani, ai ishte nën arrest shtëpiak.  Ky...