Belinda Balluku përpara Gjykatës, pritet të njihet me masat e sigurisë për “Tunelin” dhe lotin 4 të Unazës

Belinda Balluku përpara Gjykatës, pritet të njihet me masat e sigurisë për “Tunelin” dhe lotin 4 të Unazës

Numri dy i pezulluar i qeverisë me vendim gjykate, Belinda Balluku, bashkë me vartësit e saj, krerët e ARRSH dhe të KESH janë në pritje të komunikimit të masave respektive të sigurisë. Ballukut do t’i komunikohet edhe vendimi që e ndalon të dalë nga Shqipëria një kërkesë kjo e Prokurorisë së Posaçme dhe e vendosur nga Gjykata Antikorrupsion. Dy vartësit e saj, Gentian Gjyli i ARRSH dhe Erald Elezi i KESH, janë vendosur në masa arresti shtëpiak, ndaj drejt gjykatës u shoqëruan nga forca policie. Seanca gjyqësore, e planifikuar për në orën 09:00, u shty me dy orë pas kërkesës së bërë nga avokatët e tre të pandehurve për tu njohur me aktet dhe fashikujt e dosjes hetimore qË i shërbyen gjykatës për t’i caktuar...