Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Çështja’ Balluku/ Rama vijon të bëjë avokatin mbrojtës, citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësi e pavarur, jo e verbër
Një ditë pasi e çoi çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një fjalim të ish-prokurorit federal të SHBA-së, Robert H. Jackson, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë së pavarur. Postimi vjen pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të ministres Belinda Balluku. Rama citon Jackson, duke kujtuar se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues. Kryeministri nënvizon se roli i prokurorit kërkon integritet, paanshmëri dhe respekt të plotë për ligjin dhe qytetarin. Postimi i plotë i Ramës: Më ka mbresuar prej kohësh figura monumentale e Robert H. Xheksonit, njëra nga mendjet më të ndritura që ka njohur drejtësia demokratike. Si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, gjyqtar i...