Hoxha: Balluku pritet të hetohet edhe për ‘Tigrat 1-3’, e lidhur dhe ish-ambasadorja e SHBA

Hoxha: Balluku pritet të hetohet edhe për ‘Tigrat 1-3’, e lidhur dhe ish-ambasadorja e SHBA

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se, në horizont duket se do të ketë një tjetër aferë korruptive që do ti bashkëngjitet Belinda Ballukut. Sipas gazetarit, bëhet fjalë për anijet termocentral të emërtuara ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’, të ankoruara në Vlorë dhe për të cilat shqiptarët paguajnë 94 500 euro qira mujore, punojnë apo nuk punojnë ato.‘Këta i kanë ndezur në momentin që kanë filluar këto veprimet që ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’ aty vetëm marrin para dhe nuk prodhojnë energji. Tani që të jenë në rregull që për të treguar që tigrat edhe punojnë, edhe prodhojnë energji, se e dinë që do vijë kjo fazë, prandaj e pyeta Eltonin.I ka ndezur për të nxjerrë tym, për të treguar se ka qenë dhe ditë e...