Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nga minierat te fabrikat diellore: Projektet kineze përballen me pengesa të rralla ligjore në Ballkan
Kur një punëtor ndërtimi nga Kina, 25-vjeçar, vdiq këtë verë në kantierin e një fabrike të madhe diellore në Bosnje, pak njerëz prisnin që incidenti të shndërrohej në një nga goditjet më të mëdha ligjore ndaj projekteve të mbështetura nga Kina në këtë vend. Aksidenti në kantierin, Aurora Solar, pranë qytetit jugor boshnjak të Stolacit, e nxiti një inspektim që zbuloi 71 punëtorë të paligjshëm kinezë në tetor. Autoritetet i dëbuan ata me shpejtësi, pezulluan punimet në projektin prej 116 milionë dollarësh dhe në nëntor hapën hetime për mundësinë e keqpërdorimit të tokës publike. Për një rajon ku investimet infrastrukturore kineze shpesh mbrohen nga aleanca politike dhe patronazhi qeveritar, ky hap shënoi një pengesë të rrallë për praninë ekonomike të Kinës në Ballkan dhe një...