Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Përplasjet me Trump, jep dorëheqjen kongresmenja republikane
Kongresmenja republikane Marjorie Taylor Greene njoftoi dorëheqjen e saj të premten, nëpërmjet një deklarate të gjatë në rrjetet sociale, pas një përplasjeje publike me Presidentin amerikan Donald Trump. Ajo tha se dita e saj e fundit në detyrë do të jetë 5 janari. Në deklaratën e saj, Greene theksoi se misioni i saj politik ka qenë gjithmonë “ta mbajë Partinë Republikane përgjegjëse për premtimet ndaj popullit amerikan” dhe të promovojë agjendën “America First”. Ajo u mburr me një “rekord të fortë konservator votimi”, ndërsa shtoi se vitet e saj në Kongres kanë qenë të mbushura me “sulme personale të pandërprera, kërcënime me vdekje, shpifje dhe gënjeshtra”, të cilat, sipas saj, “shumica e njerëzve nuk do t’i përballonin kurrë”. Greene akuzoi Trumpin se “ka shpenzuar me...