Pezullimi i Ballukut/ Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur, jo e verbër! Mund të ‘vdesë’ kur prek pushtetin tjetër

Pezullimi i Ballukut/ Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur, jo e verbër! Mund të ‘vdesë’ kur prek pushtetin tjetër

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fjalim të ish-prokurorit federal Robert H. Xheksonit mbi drejtësinë. Postimi i Ramës vjen pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra. Duke iu referuar një fjalimi të tij, Rama shkruan se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.  Postimi i plotë i Ramës  Më ka mbresuar prej kohësh figura monumentale e Robert H. Xheksonit,  njëra nga mendjet më të ndritura që ka njohur drejtësia demokratike.  Si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, gjyqtar i Gjykatës Supreme dhe arkitekt i akuzës në gjyqin epokal të Nurembergut, ai vendosi themelet morale të rolit të prokurorit në një shtet modern të së drejtës.  Fjalët e tij të kumtuara në mes të shekullit të kaluar, mbeten udhërrëfyese për këdo që beson se...