Mbrojtja kërkoi kohë të njihej me dosjen, Balluku rikthehet në GJKKO pas ndërprerjes së seancës

Mbrojtja kërkoi kohë të njihej me dosjen, Balluku rikthehet në GJKKO pas ndërprerjes së seancës

Pasi seanca u ndërpre për gati 2 orë, ish-zvkryeministrja Belinda Balluku është rikthyer sërish në GJKKO. Ishin avokatët e saj dhe të dy zyrtarëve të tjerë ata që kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes. Më herët, në gjykatë u paraqitën motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli. GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.