Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
EMRI/ U mor nga rrjedha e ujit, gjendet e pajetë gruaja
Gruaja, e cila u zhduk ditën e djeshme në Devoll për shkak se dyshohet që e mori rrjedhja e ujit, është gjetur e pajetë. Forcat e Ushtrisë po punojnë për nxjerrjen nga uji të trupit të 76-vjeçares Flora Hoxha, e cila vuan nga demenca. Ishte djali i të moshuarës së konstatoi se e ëma ishte larguar nga banesa mëngjesin e djeshëm duke ngritur alarmin. Dyshohej gruaja mund të ishte marrë nga rrjedha e fuqishme e ujit, ndërsa trupi u gjet ditën e sotme.