Zgjerohet dosja e aferës “Bankers”, agjentët e BKH zbarkojnë te Ministria e Financave, si ish-ministrja i fali 120…

Zgjerohet dosja e aferës “Bankers”, agjentët e BKH zbarkojnë te Ministria e Financave, si ish-ministrja i fali 120…

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë mësyrë ditët e fundit në Ministrinë e Financave, për të marrë nga arkivat e këtij institucionin, dokumentin zyrtar për faljen e gjobës 120 milionë euro, që ish-ministrja Anila Denaj u bëri kinezëve të “Bankers” në vitin 2019. Dosja e “Bankers Petroleum Albania” ka kaluar prej muajsh në SPAK dhe në kuadër të hetimeve, është kërkuar dhe dokumentacioni zyrtar që është mbajtur nga shteti shqiptar për këtë masë administrative, si dhe procedura e ndjekur për faljen e saj. Kompania “Bankers Petroleum” është gjobitur nga 3 inspektorë të Hetimit Doganor, pas Akt-Kontrollit Nr. 290345 Prot., datë 13.12.2016 dhe Akt Kontrollit e Proces-Verbalit të datës 22.09.2017, sepse refuzoi të lejonte kontrollin në depot doganore. Vendimi për gjobë, është marrë i...