Shkodër/ Mëngjesi nis me stuhi të fortë, shi dhe breshër

Shkodër/ Mëngjesi nis me stuhi të fortë, shi dhe breshër

Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me mot të ashpër në qytetin e Shkodrës, ku reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë zonën për disa minuta. Stuhia ka krijuar vështirësi të menjëhershme në qarkullimin rrugor, duke ngadalësuar lëvizjen. Edhe këmbësorët janë përballur me vështirësi për shkak të intensitetit të reshjeve dhe uljes së dukshmërisë. Sipas raportimeve paraprake, nuk ka njoftime për dëme materiale apo situata emergjente, ndërsa moti pritet të mbetet i paqëndrueshëm gjatë orëve të para të ditës.