Ja komunikimet e fshehta në dosjen e Ballukut për Lotin 4 të Unazës së Re, del në skenë njeriu i afërt me familjen…

Ja komunikimet e fshehta në dosjen e Ballukut për Lotin 4 të Unazës së Re, del në skenë njeriu i afërt me familjen…

Në dosjen voluminoze të akuzës së dytë ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, që lidhet me procedurat e prokurimit për Lotin 4 të Unazës së Re të Tiranës, prokuroria ka zbardhur një sërë komunikimesh të konsideruara të rëndësishme për hetimin. Për herë të parë, mes personave të përfshirë përmendet edhe emri i biznesmenit Ilir Shtufi, një emër i njohur në rrethin e afërt të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas aktit të ekspertimit informatik të datës 26.09.2024, nga celulari “Blackberry” i sekuestruar ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, janë nxjerrë mesazhe që dokumentojnë komunikime të drejtpërdrejta ndërmjet Ballukut, Berberit dhe Shtufit, në prag të procedurave të tenderimit për Lotin 4. Më datë 10 shtator 2021, Balluku i shkruan Berberit: “Hajde tek unë ne 11”, vijuar nga udhëzime për t’i bërë...