Muzika italiane në zi, ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ikona Ornella Vanoni

Muzika italiane në zi, ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ikona Ornella Vanoni

Këngëtarja legjendare italiane, Ornella Vanoni, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.  Artistja ndërroi jetë në banesën e saj në Milano, qyteti ku ajo lindi më 22 shtator 1934 dhe ku ndërtoi një prej karrierave më të gjata e më të pasura në muzikën italiane.  Vanoni konsiderohej si një nga figurat më ikonike të muzikës pop italiane, me një aktivitet artistik që zgjati nga viti 1956 deri sot. Gjatë karrierës së saj, ajo publikoi mbi 100 projekte muzikore — albume, EP dhe përmbledhje — duke arritur më shumë se 55 milionë kopje të shitura.  Ndër interpretimet që e bënë të pavdekshme është kënga “Senza Fine”, e krijuar në fillim të viteve ’60 në bashkëpunim artistik dhe sentimental me Gino Paolin. Zëri i saj karakteristik dhe timbri i dallueshëm i lejuan të eksperimentonte me...