Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Të shtëna me armë brenda një lokali në Fier, policia jep detaje për ngjarjen
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit Romeo Çako, 33 vjeç, dhe shtetasit Mariglen Sinaj tensionet kanë agravuar deri në përdorimin e armës. Sipas policisë, Romeo Çako ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit, pa shkaktuar të lënduar. Shërbimet e Policisë ndodhen në terren dhe vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e të dy personave të përfshirë në konflikt. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç....