“Pezullimi i Ballukut, akt antikushtetues”, avokati: Kushtetuesja ta shohë me prioritet, gjyqtari e prokurori kanë shkelur Kushtetutën

“Pezullimi i Ballukut, akt antikushtetues”, avokati: Kushtetuesja ta shohë me prioritet, gjyqtari e prokurori kanë shkelur Kushtetutën

Pezullimi i zëvendeskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama. Përmes padisë kërkohet shpallja antikushtetuese e vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe të SPAK, si një ndërhyrje direkte në pushtetin ekzekutiv.  Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” ngriti alarmin duke thënë se me këtë vendim, GJKKO-ja po “deformon rëndë  rolin dhe ndarjen e pushteteve”.  Ai kritikoi ashpër kërkesën e prokurorit të SPAK për vendosjen e masave kufizuese ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si veprim antikushtetues.  “Problemi është serioz. Kemi të bëjmë me një deformim të rëndë të rolit të pushteteve dhe ndërhyrjes së një pushteti në tjetrin. Kjo do zgjidhje, dhe zgjidhjen e jep Gjykata Kushtetuese. Ministrja në pikëpamjet e imunitetit barazohen me deputetin. Prokurori i SPAK që ka bërë këtë propozim,...