Të shtënat në një lokal në Fier/ Policia njoftim zyrtar: Dy persona të shpallur në kërkim, 33-vjeçari qëlloi me armë…

Të shtënat në një lokal në Fier/ Policia njoftim zyrtar: Dy persona të shpallur në kërkim, 33-vjeçari qëlloi me armë…

Policia ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pak më parë në Fier, ku u dëgjuan të shtëna me armë pranë një qendre tregtare. Autoritetet bëjnë me dije se janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, ku bëhet fjalë për shtetasit Romeo Çako dhe Mariglen Sinaj. Njoftimi: Fier/Informacion paraprak Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.