Moglicë/ Prurjet e mëdha të lumit Devoll, hapet porta e parë e emergjencës

Moglicë/ Prurjet e mëdha të lumit Devoll, hapet porta e parë e emergjencës

Prurjet jashtëzakonisht të larta të lumit Devoll gjatë orëve të fundit kanë detyruar kaskadën hidroenergjetike të Moglicës të hapë portën e parë të emergjencës, si masë sigurie për menaxhimin e nivelit të ujërave në rezervuar. Sipas burimeve operative, reshjet intensive dhe rritja e menjëhershme e prurjeve të lumit Devoll kanë çuar rezervuarin në nivele kritike, duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen e kontrolluar për të shmangur mbingarkesën e digës.