Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E pezulluar nga detyra dhe me pasaportë të bllokuar, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO
Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, ka mbërritur në ambientet e gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë të caktuara ndaj saj. Belinda Balluku mbërriti e shoqëruar nga avokati i saj rreth orës 08:50, por nuk bëri asnjë deklaratë për mediat. Balluku akuzohet për abuzim me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe. Ndërkohë pak minuta para saj, në GJKKO mbërriti edhe e motra avokate që e përfaqëson, Pamela Qirko.