Furnizuan BE me drogë, GJKKO dënon me 161 vite burg 13 anëtarët e grupit kriminal

Furnizuan BE me drogë, GJKKO dënon me 161 vite burg 13 anëtarët e grupit kriminal

Gjykata e Posaçme (GJKKO) dënoi me 161 vite e 6 muaj burg 13 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, në kuadër të dosjes voluminoze “Flakë në Det”, me drejtues kryesor Gëzim Çelajn. Por, të gjithë të pandehurit e dënuar përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke çuar totalin në vetëm 109 vite e 1 muaj burg. Dënimit më të lartë e pati Gëzim Çelaj, me 10 vite burg, ndërsa ish-shefi i Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, me 8 vite. Në gusht 2023, operacioni i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane të Guardia di Finanza-s, bëri të mundur të arrestoheshin 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas në tentativë për të shkëmbyer drogë...