“Kënga e mjellmës” testamenti i fundit artistik i Franz Schubert, koncert premierë në Opera

Nga Julia Vrapi
“Kënga e mjellmës”, cikli i fundit i kompozitorit Franz Schubert, vjen premierë absolute në skenën tonë. Koncerti këtë nëntor është pjesë e kalendarit artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe premton të sjellë një mbrëmje të veçantë muzikore. Përgjatë këtij sezoni artistik në skenë në këtë teatër janë vënë shfaqje, zhvilluar edhe koncerte të ndryshme, ku pjesë e programit artistik është dhe koncerti vokal-instrumental “Kënga e mjellmës” nga cikli i fundit i kompozitorit Franz Schubert, që shënon premierën absolute në Opera. “Një cikël lindesh me poezi nga Rellstab, Heine dhe Seidi, në një mbrëmje ku çdo notë tingëllon si një rrëfim i sinqertë, i brishtë dhe thellësisht njerëzor”, thuhet nga teatri. Koncerti vokal instrumental do të jetë mbrëmjen e datës 25 nëntor. Premiera “Schwanengesang: Kënga e mjellmës” sjell në skenë baritonin Artur Vera dhe pianisten Etrita Ibrahimi.
Dy artistët kanë pasur dhe më parë bashkëpunime do të rikthehen në skenë me“Schwanengesang:Kënga e mjellmës”, që është titulli i një koleksioni këngëshshkruar në fund të jetës së tij. Bariotni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi do ti japin jetë këtij cikli, duke sjellë në skenë thellësinë, elegancën dhe emocionin e një muzike që i flet dhimbjes, qetësisë dhe dashurisë në secilin lied. Franz Peter Schubert ( 31 janar 1797 – 19 nëntor 1828) ishte një kompozitor austriak. Schubert la gjurmë të mëdha në historinë e muzikës botërore, duke u përjetësuar përmes kompozimeve të tij. Ai shkroi rreth 600 melodi, nëntë simfoni duke përfshirë dhe “Simfoninë e papërfunduar” muzikë liturgjike, opera, muzikë të rastësishme dhe muzikë solo për piano. Pas këtij koncerti që do të jetë mbrëmjen e datës 25 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit programi artistik këtë sezon do të sjellë dhe të tjerë koncerte për publikun.
“Kënga e mjellmës” në skenë pas veprës “Mullixhesha e bukur”
“Kënga e mjellmës”, cikli i fundit i kompozitorit Franz Schubert këtë nëntor premierë në Opera,  ku dy artistët janë prezantuar dhe me të tjerë koncerte premierë më parë nga krijimtaria e këtij kompozitori.“Mullixhesha e bukur” e Franz Schubert, një nga kryeveprat e muzikës vokale të dhomës së periudhës romantike solli një natë magjike në muajin qershor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Një nga kryeveprat më të ndjera të periudhës së romantizmit u shfaq për herë të parë në skenën shqiptare. Një rrugëtim nga ëndrrat në humnerë, i thurur me delikatesën dhe forcën e muzikës së Franz Schubert-it, bashkoi sërish baritonin Artur Vera dhe pianisten Etrita Ibrahimi në një natë, ku muzika u ndie në çdo notë të saj.
Në këtë vepër muzika e kompozitorit Franz Schubert shpalosi një histori dashurie të pafat, me një thellësi emocionale që prek çdo shpirt. Një djalosh i ri ndjek rrjedhën e një përroi dhe përfundon në një mulli, ku bie në dashuri me vajzën e mullixhiut. Shpresa, xhelozia dhe dëshpërimi ndërthuren në një cikël liedesh me poezitë e Wilhelm Müller-it, që sjellin një tregim të ndjerë poetik. Por ndërsa në muajin qershor në aktivitetin artistik erdhi “Mullixhesha e bukur”, në muajin shkurt, të dy artistët sollën në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit “Rrugë dimërore” të po të njëjtit autor.