Moti i keq/ Ministri Vengu nga Gjirokastra: Rreziku ende s’ka kaluar, vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren e zhdukur në Korçë

Moti i keq/ Ministri Vengu nga Gjirokastra: Rreziku ende s’ka kaluar, vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren e zhdukur në Korçë

Rreziku nga reshjet e shumta të shiut dhe prurjet e lumenjve ende nuk ka kaluar. Kështu deklaroi nga Gjirokastra ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në rang prefekture. Sipas tij në terren janë në gatishmëri dhe punojnë të gjitha forcat dhe strukturat e pushtetit vendor. Lidhur me rrezikun e urës së Glinës në Dropull Ministri Vengu tha se është mundësuar kalimi për banorët nëpërmjet një rrugë alternative dytësore. Ministri tha se lajmi i mire është që nuk kemi humbje jete, ndërsa vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren e zhdukur në Korçë. Vengu theksoi se janë marrë masat që në rastet e nevojshme të gjithë qytetarët të furnizohen me medikamente, ushqime por edhe ndihmë financiare nëse do...