Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Integrimi europian, eurodeputetja: Shqipëria jep shpresë, për Kosovën ka pengesa
Eurodeputetja sllovene Irena Joveva deklaroi se për Kosovën ka gjithmonë pengesa kur vjen puna tek progresi për integrim. Ajo tha se dialogu mbetet një nga çështjet kyçe duke kërkuar nga liderët e dy vendeve të zbatojnë marrëveshjet e arritura. “Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është, qartësisht, një nga çështjet kyçe që duhet zgjidhur. Kjo vlen për të dyja palët. Pra, si Kosova, ashtu edhe Serbia. E dimë që Serbia nuk ka bërë asnjë përparim, jo vetëm sa i përket dialogut, por edhe në shumë fusha të tjera. Situata në Serbi është vërtetë shumë e keqe dhe në përkeqësim. Ndërsa sa i përket Kosovës, ka gjithmonë pengesa”, tha eurodeputetja Irena Joveva. Joveva, pjesë e Grupit Ripërtëritja e Europës në Parlamentin Europian, tha se përkundër problemeve mes...