Reshjet e dendura të shiut/ Fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

Reshjet e dendura të shiut/ Fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë të rënduar në fshatin Sheqeras. Fshati rrezikon të përmbytet pasi rrezikohet të çahet argjinatura e lumit dytësor që vjen nga fshatrat Orman dhe Pojan. Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë një problematikë të madhe për banorët e fshatit, ndërsa në terren ndodhet kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, Policia e Shtetit dhe dhjetëra forca të emergjencave dhe zjarrfikëses. Krahas këtij problemi, mësohet se janë përmbytur edhe tokat bujqësore dhe brenda në fshat ka patur edhe banesa ku është futur uji në oborre