“Janë evakuuar 14 familje”, gazetarja: Ja si paraqitet situata nga reshjet në Vlorë

“Janë evakuuar 14 familje”, gazetarja: Ja si paraqitet situata nga reshjet në Vlorë

Situata përgjatë lumit Vjosë mbetet problematike, pavarësisht se reshjet e shiut janë pakësuar. Gazetarja Efrosina Papa në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve, tha se niveli i ujit arriti kuotën maksimale prej 8.30 metrash në orët e para të mëngjesit, ndërsa më vonë filloi të tërhiqej duke zbritur në 7.8 metra. Megjithatë, thotë gazetarja, rreziku mbetet prezent, pasi prurje të mëdha nga Tepelena dhe Përmeti vazhdojnë të vijnë drejt Vjosës, duke e kthyer atë në pikën më nevralgjike të situatës. Ndërkohë Papa shton se mbrëmjen e së enjtes u evakuuan 14 familje në Novoselë dhe Fitore, ndërsa toka bujqësore rreth zonës vijon të jetë nën ujë. Pjesë nga intervista: A vijojnë reshjet dhe a ka ende rrezik për daljen e lumit Vjosë...