“Situata vazhdon të jetë e rëndë”, gazetari: Në Maliq, janë përmbytur më shumë se 270 hektarë tokë

“Situata vazhdon të jetë e rëndë”, gazetari: Në Maliq, janë përmbytur më shumë se 270 hektarë tokë

 Rreshjet e dendura që përfshinë juglindjen e vendit për gati 48 orë radhazi kanë lënë pas një situatë të rënduar në disa bashki të qarkut të Korçës. Gazetari i Vizion Plus Tonin Froku, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus tha se mbi 270 hektarë tokë janë ende nën ujë në fushën e Maliqit, ndërsa përmbytje të konsiderueshme raportohen edhe në Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Pustec. Frroku deklaroi se në fshatin Progër, uji vazhdon të mbulojë thuajse të gjithë zonën, ndërsa forcat e ushtrisë, policisë dhe emergjencave civile vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren e zhdukur. Pjesë nga intervista: Cilat janë të rejat e fundit? Froku: Ka më shumë se pesë apo gjashtë orë që rreshjet e shiut kanë pushuar në...