Moti i keq/ Ministri i Mbrojtjes jep detajet mbi situatën në vend

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka dhënë detaje në lidhje me problematikat në vendet e përmbytura si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe dalja nga shtrati e lumenjve.
Vengu u shpreh se ka patur rrëshqitje dherash në rrugët dytësore dhe në fshatra dhe ka sërish rreziqe.
Gjirokastra, Delvina dhe Saranda janë përballur me reshje masive, në 48 orët e fundit.Reparti i Gërhotit po funksionon si bazë mbështetëse për Emergjencat Civile për bashkitë e qarkut Gjirokastër, Delvinës e Sarandës. Po bëhen rehabilitime në nivelin e Qukës në mënyrë që të kufizohen pasojat e përmbytjes masive të orëve të para të mëngjesit Po verifikojmë edhe njëherë elementet e urave.
Vengu është shprehur se janë identifikuar elementët e basenit të Vjosës për problematikat që ndodhën. Po ashtu bëri me diej se, Ura e Glinës dhe ura e Isues midis Libohovë dhe Dropullit janë dëmtuar. Për Glinën është gjetur aksesi alternativ nga mbrapa nga Nepravishta. Për pjesën e Isues duhet të bërë një investim rehabilitues pasi ka një dëmtim domethënës.
Po ashtu janë marrë masat në komunitet për mbështetje ushqimore apo bazë materiale e financiare për banorët e zonës.