Pirdeni: Ndërtojmë një administratë të fortë përballë pasigurisë, element kyç për anëtarësimin në BE

Pirdeni: Ndërtojmë një administratë të fortë përballë pasigurisë, element kyç për anëtarësimin në BE

Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia përmbyllëse e Programit të Trajnimit Ekzekutiv për 83 drejtues pranë institucioneve qendrore publike. Të pranishëm në aktivitet ishin Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni; Ambadadorja Franceze në Tiranë, Catherine Suard; Drejtoresha e Shkollës Rajonale të Administratës Publike, Maja Handjiska Trendafilova etj. Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Pirdeni nënvizoi se: “Ky program reflekton angazhimin që kemi ndërmarrë: të forcojmë lidershipin në administratën publike dhe vendimmarrjen institucionale, si dhe të ndërtojmë një administratë që funksionon me besim përballë pasigurisë – një kërkesë thelbësore e procesit tonë të anëtarësimit në BE”. Trajnimi ekzekutiv ka ndërthurur përvojën franceze dhe evropiane me sfidat e realitetit shqiptar. Në këtë kuadër, Ministrja Pirdeni u shpreh gjithashtu: “Jemi vërtet të kënaqur që...