Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Shpërthim në një fabrikë, humbin jetën 15 persona, plagosen disa të tjerë
Një shpërthim ka ndodhur këtë të premte në një fabrikë në Faisalabad, Pakistan. Si pasoje kanë humbur jetën 15 persona dhe janë plagosur 7 të tjerë. Ngjarja shkaktoi edhe shkatërrimin e disa shtëpive pranë fabrikës, duke lënë njerëz të bllokuar nën rrënoja. Sipas autoriteteve, zjarri filloi nga një rrjedhje gazi brenda fabrikës, çka shkaktoi shpërthimin e fuqishëm dhe shembjen e të gjithë strukturës.