Zelensky “pranon” planin amerikan, presidenti i Ukrainës: Përballemi me zgjedhje të vështirë   

Zelensky “pranon” planin amerikan, presidenti i Ukrainës: Përballemi me zgjedhje të vështirë   

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka konfirmuar se ka marrë propozimin amerikan për paqe, i cili kërkon që vendi i tij të bëj lëshime të mëdha. Përmes një deklarate, Zelensky ka thënë se synon të diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump më shumë hollësi për planin.  “Kemi rënë dakord për të punuar në pikat e planit që do të mundësonin përfundim të dinjitetshëm të luftës. Ne jemi gati që të punojmë në mënyrë konstruktive me palën amerikane dhe partnerët tanë në Evropë e botë, që rezultat të jetë paqja”, tha Zelensky.  Ndërkohë duke folur në rrugë para zyrës së tij, një vend që ai e përdor shumë rrallë për fjalime të mëdha, Zelensky tha se Ukraina po përballet me një zgjedhje shumë të vështirë. “Ky është...