Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Moti i keq/ Ministri Vengu: Rreziku nga reshjet s’ka kaluar, në gatishmëri të gjitha strukturat e emergjencës
“Rreziku nga reshjet e shumta dhe prurjet e lumenjve ende nuk ka kaluar”. Kështu deklaroi nga Gjirokastra ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në rang prefekture. Sipas tij, në terren janë në gatishmëri dhe punojnë të gjitha forcat dhe strukturat e pushtetit vendor. Lidhur me rrezikun e urës së Glinës në Dropull, ministri Vëngu tha se është mundësuar kalimi për banorët nëpërmjet një rruge alternative dytësore. Ministri tha se lajmi i mirë është që nuk kemi humbje jete, ndërsa janë marrë masat që në rastet e nevojshme të gjithë qytetarët të furnizohen me medikamente, ushqime, por edhe ndihmë financiare nëse do të konstatohen dëme. Ministri Vengu: Këto janë ditët më intensive të këtij fenomeni...