Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Shkencëtarët zbulojnë shkakun e tërmeteve në Santorini
Shkencëtarët kanë zbuluar se shkaku i dhjetëra mijëra tërmeteve pranë ishullit grek të Santorinit më herët këtë vit u shkaktua nga magma që lëvizte në një kanal nëntokësor për rreth tre muaj. Për të kuptuar se çfarë shkaktoi më shumë se 25 mijë tërmete që përshkuan rreth 20 kilometra horizontalisht në shtresën e Tokës, studiuesit përdorën fizika dhe Inteligjencën Artificiale. Çdo tërmet u trajtua si një sensor virtual dhe më pas AI-ja analizoi modelet e lidhura me ta. Aktiviteti sizmik filloi nëntokë nën ishujt Santorini, Amorgos dhe Anafi në janar 2025. Ishujt përjetuan dhjetëra mijëra tërmete, shumë prej tyre mbi magnitudën 5.0 dhe të ndjeshme për banorët dhe turistët. Shumë turistë u larguan, ndërsa vendasit frikësoheshin se vullkani nëntokësor Kolumbo mund të shpërthente ose...