“Plani i paqes na merr territore”, Zelensky: Mund të humbasim dinjitetin ose SHBA

“Plani i paqes na merr territore”, Zelensky: Mund të humbasim dinjitetin ose SHBA

Ukraina ndodhet në momentin më të vështirë në histori. Këto fjalë trishtuese vijnë nga Volodymyr Zelenskyy i cili para mediave ka deklaruar se mbi Ukrainën po tentohet të merret territori dhe t’i jepet armikut. Me një pamje të zymtë, Zelensky paralajmëron popullin ukrainas se mbi ta do të shfaqet nje presion shumë i madh për të cilën theksoi ai duhet të përgatitemi. “Tani është një nga momentet më të vështira në historinë tonë. Presioni mbi Ukrainën është një nga më të vështirat. Ukraina mund ta gjejë veten përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë. Ose humbjen e dinjitetit, ose rrezikun e humbjes së një partneri kyç. Ose 28 pikat e vështira, ose një dimër jashtëzakonisht i vështirë – më i vështiri – dhe rreziqe të mëtejshme....