“Skema e pensioneve në rrezik”, Banka Botërore: Ndikojnë emigrimi dhe nëndeklarimi i pagave! Deficiti do të rritet, investoni tek të rinjtë

“Skema e pensioneve në rrezik”, Banka Botërore: Ndikojnë emigrimi dhe nëndeklarimi i pagave! Deficiti do të rritet, investoni tek të rinjtë

Reformimi i skemës së pensioneve e cila po sfidohet nga numri i ulët i kontribuuesve, rënia e lindjeve dhe emigrimi, ishte në fokus të konferencës së Bankës Botërore mbi ‘Rishikimin e Politikave Fiskale’. “Zgjedhjet që do të bëjë Shqipëria në ditën e sotme do të formësojnë të ardhmen e brezave të ardhshëm”, tha Massimiliano Paolucci, shefi i Bankës Botërore në Shqipëri. Përveç numrit të ulët të punonjësve për të cilët paguhen sigurime, Banka Botërore ngre si shqetësim nëndeklarimin e pagave. “Kur bëhet fjalë për tatimin e të ardhura personale, Shqipëria është mbrapa dhe arsyeja për këtë vjen për shkak të disa ndryshimeve strukturore të ekonomisë që lidhen me informalitetin, nëndeklarimin edhe përjashtimet. Shohim që pagesat për sistemin e pensioneve 85% janë kontribute, të tjerat vijnë...