Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Lamallari mbledh drejtorët e burgjeve në Fier: Garantoni sigurinë dhe zbatimin besnik të ligjit!
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka zhvilluar këtë të premte, më 21 nëntor, një vizitë inspektuese në ambientet e IEVP Fier, ku edhe pati gjithashtu një takim me të gjithë drejtuesit e burgjeve të vendit. Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar ecurinë e punës në sistemin e penitenciar, garantimin e sigurisë, kushtet, si dhe përpjekjen për të rritur standardet në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve. Në nisje të fjalës së tij, ministri Lamallari evidentoi lajmin e mirë se me buxhetin e ri do të kryhet indeksimi i pagave për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, si dhe do të ketë rritje të pagave për personelin shëndetësor në IEVP-të tona. Konkretisht plus 12 mijë lekë për mjekët dhe 55 mijë lekë për...