U arratis për t’i shpëtuar dënimit nga GJKKO/ Arrestohet shqiptari në Spanjë

U arratis për t’i shpëtuar dënimit nga GJKKO/ Arrestohet shqiptari në Spanjë

Oficerët e Policisë Kombëtare të Spanjës kanë arrestuar në qytetin e Vigos një të arratisur shqiptar, të kërkuar nga autoritetet në Shqipëri për trafik droge dhe anëtarësim në një organizatë kriminale. Personi i ndaluar ishte larguar nga Shqipëria për t’iu shmangur autoriteteve gjyqësore dhe një dënimi deri në 30 vjet burg. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, oficerët arrestuan shqiptarin për falsifikim dokumentesh, pasi ai u identifikua si shtetas kroat. Pas kryerjes së kontrolleve të nevojshme, oficerët konfirmuan se ky individ kërkohej nga Interpoli, pasi një urdhër arresti ndërkombëtar kishte qenë në fuqi që nga maji i këtij viti, i lëshuar nga GJKKO.