Përmbytjet në Pogradec, dy banesa shemben pjesërisht, familjarët kërkojnë strehim urgjent

Përmbytjet në Pogradec, dy banesa shemben pjesërisht, familjarët kërkojnë strehim urgjent

Në fshatin Rëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë pjesërisht të shembura pas vërshimit të ujërave, duke i bërë të pabanueshme. Familjarët kërkojnë urgjentisht strehim, pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën. Ndërkohë, në zonë pritet të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit për të parë nga afër situatën. Rëmenji rezulton deri tani zona më e prekur nga stuhia në Pogradec, ku dëmet materiale janë konsiderueshëm më të larta.