Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pogradec/ Iu shemb banesa, banori apel për ndihmë
Një banesë është shembur në fshatin Rëmenj të Pogradecit, si pasojë e prurjeve të ujit nga reshjet e dendura që kanë pushtuar vendin tonë që prej ditës së hënë. Pronari i banesës së shembur, bën apel për ndihmë. Mes lotësh ai thotë se është i sëmurë dh se bën kimioterapi në Tiranë. Ai shprehet i dëshpëruar për të ardhmen dhe fëmijët e tij. “Bëj kimio, ku të vete unë, jam vetë i gjashti. Ku të fle sot unë? Fëmijët i kam çuar te komshia”, tha banori. Situtata e përditësuar nga reshjet e shiut në Bashkinë Pogradec: Pati prurje nga lumi i Vërdovës, Rëmenjit dhe Qytetit.Në fshatrat Rëmenj e Gështenjas raportohet për prezencë uji në banesa. Në fshatrat Dardhas, Proptisht e Çërravë ka pasur rrëshqitje të...