Deklarata e Martës për zgjedhjet/ Këlliçi reagon ashpër: Qokë politike ndaj Ramës

Deklarata e Martës për zgjedhjet/ Këlliçi reagon ashpër: Qokë politike ndaj Ramës

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, e cilëson qokë politike, deklaratën e komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos, në Tiranë mbi zgjedhjet e 11 majit. Në deklaratën e saj, komisionerja Kos i cilësoi këto zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Deklarata të tilla të zyrtarëve ndërkombëtare, pa analizën dhe kontekstin e duhur nuk e ndihmojnë popullin shqiptar, përkundrazi kanë një kosto të jashtëzakonshme për vende të vogla si Shqipëria. Këto deklarata skandaloze krijojnë konfuzion mbi vlerat të cilat Europa mbështet në Shqipëri dhe diskordancë ndërmjet këtyre vlerave, me qëndrimet e euroburokratëve pro atij, që mediat prestigjioze ndërkombëtare dhe europiane tashmë e quajnë “kreu i narkoshtetit”, thuhet në mesazhin e Këlliçit, në rrjetin social facebook. Marta Kos, Komisionerja e Zgjerimit, thyen rekord me qëndrimin e saj absurd në...