“Kushte të papranueshme trajtimi dhe sigurie”, Ministri i Drejtësisë flet për mbylljen e burgut të Bënçës: Punonjësit ngelen në sistem, garantohet transport falas (FOTO)

“Kushte të papranueshme trajtimi dhe sigurie”, Ministri i Drejtësisë flet për mbylljen e burgut të Bënçës: Punonjësit ngelen në sistem, garantohet transport falas (FOTO)

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë inspektuese në ambientet e IEVP Fier, ku edhe pati gjithashtu një takim me të gjithë drejtuesit e burgjeve të vendit. Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar ecurinë e punës në sistemin e penitenciar, garantimin e sigurisë, kushtet, si dhe përpjekjen për të rritur standardet në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve. Në nisje të fjalës së tij, ministri Lamallari evidentoi lajmin e mirë se me buxhetin e ri do të kryhet indeksimi i pagave për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, si dhe do të ketë rritje të pagave për personelin shëndetësor në IEVP-të tona. Konkretisht plus 12000 lekë për mjekët dhe 55000 lekë për infermierët. Për vetë natyrën e vështirë të punës së...