Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Afrika pret për herë të parë Samitin e G20-ës
Johanesburgu në Afrikën e Jugut është vendi mikpritës i Samitit të G20 -ës , planifikuar për tu zhvilluar të shtunën dhe të dielën. Kjo është hera e parë që një Samit i tillë mbahet në kontinentin afrikan. Në këtë samit Kina do të përfaqësohet nga kryeministri Li Qiang. Përpara vizitës së Kryeministrit të Kinës, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian tha se Kina mbështet presidencën e Afrikës së Jugut për G20. Vendi është i gatshëm të punojë me palë të ndryshme nën temën “Solidaritet, Barazi, Vazhdueshmëri”, për të ndërtuar konsensus në këtë samit, për të zbatuar multilaterizmin, për të promovuar një ekonomi të hapur botërore dhe për të nxitur bashkëpunimin për zhvillim.