Lufta në Ukrainë/ Donald Trump i jep ultimatum Zelensky-t: Pres përgjigje deri në 27 nëntor

Lufta në Ukrainë/ Donald Trump i jep ultimatum Zelensky-t: Pres përgjigje deri në 27 nëntor

Donald Trump ka konfirmuar raportet se i ka dhënë Volodymyr Zelensky- t një ultimatum për t’iu përgjigjur planit 28-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës deri më 27 nëntor, Ditën e Falënderimeve.” Ne mendojmë se është një ditë e mirë, është një kohë e mirë”, tha presidenti i SHBA-së. Megjithatë, ai la një “dritare” për zgjatjen e afatit nëse bisedimet me Ukrainën “shkojnë mirë”. Duke folur në radion Fox News, siç raportohet nga BBC, Trump u pyet në lidhje me propozimin 28-pikësh, për të cilin ai tha se SHBA-të “janë pjesë e tij për një arsye – ne duam që vrasjet të ndalen”. Lidhur me shqetësimet se Rusia mund të paraqesë në të ardhmen një kërcënim për shtetet baltike ose pjesë të tjera të...