Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE
Deputetët e Partisë Demokratike kanë sulmuar komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, pas deklaratave të saj lidhur me raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet se ishin të lira dhe të ndershme. Pas Bardhit dhe Bylykbashit, edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër ndaj komisioneres për Zgjerimin të BE-së, Marta Kos, duke e akuzuar se po “ambalazhon” një kryeministër të përfshirë në afera korruptive dhe narkoshtetërore me ngjyrat e BE-së, duke mos marrë parasysh raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet. Reagimi i Nokës: Zonja Kos mos u bëj Bozë! Jemi mësuar të shohim burokratë shëtitës të sponsorizuar nga #Soros, që shkrihen së qeshuri me batutat e Kinostudios që përdor #Rama. Kemi parë Romanën, që sa qe në #Shqipëri nuk e ndjeu kurrë...