“Tirana u bë sërish qendra e Europës”, Spiropali: Plani i Rritjes afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE

“Tirana u bë sërish qendra e Europës”, Spiropali: Plani i Rritjes afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE

Tirana u shndërrua sot në qendrën e zhvillimeve europiane, teksa mirëpriti Samitin për Planin e Rritjes të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një postim në rrjetet sociale, vlerësoi rolin e këtij mekanizmi financiar si një instrument kyç që shpejton procesin e afrimit të rajonit me standardet dhe tregun europian. Spiropali theksoi se, Plani i Rritjes është mekanizmi financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE. “Tirana u bë sërish qendra e Europës, si mikpritëse e Samitit të sotëm për Planin e Rritjes, mekanizmit financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE, ndërkohë që qytetarët do të vijojnë të përfitojnë nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming, udhëtimet më të...