Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”/ Bylykbashi: Raporti i ODIHR nuk mund të hollohet me ujë siç bëri sot znj. Kos
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka sulmuar komisioneren e BE për Zgjerimin Marta Kos e cila deklaroi se “zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”. Bylykbashi e ka cilësuar deklaratën e Kos si të pavërtetë dhe që sipas tij përbën një shtrembërim të papranueshëm të Raportit Përfundimtar të ODIHR. Ai shton se çdo deklaratë që përpiqet ta zbukurojë apo ta hollojë këtë të vërtetë, duhet çuar menjëherë në vend. Reagimi i deputetit Oerd Bhlykbashi: Komisionerja e Zgjerimit zj. Marta Kos deklaroi se zgjedhjet e 11 majit 2025 “kanë qenë të lira e të ndershme”. Çfarë është më e rëndë është që ajo e dha si konkluzion të saj në emër të BE, jo si citim të ODIHR. ODIHR në Raportin Përfundimtar ka deklaruar që...