Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ish-ministrja i fali 120 milionë euro gjobë Bankers me porosi të Ramës
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar në rrjetet sociale një gjobë prej 120 milionë euro që ish-ministrja Financave Anila Denaj i ka falur Bankers-it me porosi të kryeministrit Edi Rama. Murrizi tha se edhe më herët në parlament ka folur për këtë gjobë duke ia lënë Ramës në dorë dhe kryeministri nuk ka reaguar. Ish-deputeti ka hedhur akuza se prej 5 vitesh Gent Gazheli drejtor i Doganës nuk ka patur kohë të merrej me këtë gjobë se ishte shumë i “zënë” me gjoba të tjera. Murrizi thekson se Meqënëse dosja e BANKERS-it ka kaluar në SPAK dhe agjentët e BKH-së kanë kërkuar dokumentacionin në Ministrinë e Financave për këtë gjobë, ai është shprehur se është i gatshëm t’ua vendosë në dispozicion. “Kjo është gjoba 120 milionë...