Moti i keq/ Fshati Xhyrë në izolim total, shembet këmba e urës

Moti i keq/ Fshati Xhyrë në izolim total, shembet këmba e urës

Fshati Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, po përballet prej mëngjesit të sotëm me një situatë të rëndë emergjente, pasi ura kryesore që e lidhte me rrugën kombëtare është e shkatërruar plotësisht nga prurjet jashtëzakonisht të mëdha të lumit Shkumbin. Rënia e këmbës qendrore të urës e vendosur në mes të shtratit të lumit, ka shkaktuar edhe dëmtimin dhe shembjen e strukturës dhe bllokimin e menjëhershëm të çdo lloj lëvizjeje. Rrjedha e fuqishme e ujit, e nxitur nga reshjet intensive dhe prurjet e pazakonta të ditëve të fundit, ka bërë që ura të mos i rezistojë goditjes së vazhdueshme, duke e kthyer situatën në një rrezik për sigurinë publike. Që në orët e para, emergjencat civile dhe policia kanë ndërhyrë duke bllokuar me hyrjet...