Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përmbytjet në Korçë/ Nisin kërkimet për gjetjen e një 75-vjeçare, dyshohet se…
Ditën e sotme që prej orëve të para të mëngjesit në Bashkinë Devoll, fshati Progër është përfshirë nga përmbytje. Rreth orës 08:30, në fshatin Progër është denoncuar nga familjarët se është larguar nga banesa shtetësja F. H., rreth 75 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në terren që prej mëngjesit ndodhen forca të shumta policie, që vazhdojnë të vijnë në ndihmë të banorëve të zonës, si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 75-vjeçares e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit