‘Protestat të jenë të qëndrueshme’, Alimehmeti: Opozita duhet të jetë e shkëlqyer dhe me alternativa

‘Protestat të jenë të qëndrueshme’, Alimehmeti: Opozita duhet të jetë e shkëlqyer dhe me alternativa

Demokrati Ilir Alimehmeti deklaroi sot se protestat e opozitës duhet të jenë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme e me verpime të forta. Në një dalje televizive, Alimehmeti tha se puna dhe përfaqësimi i opozitës duhet të jetë i shkëlqyer, për të qenë edhe një alternativë qeverisëse për qytetarët. “Opozita bëri foltore para Kryeministrisë. Por protestat duhet të jenë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Ne kemi një qëndrim grupi dhe një vendim. Nuk është vetëm opozita, por është edhe puna e organizimi për të qenë alternative qeverisëse. Kjo do të thotë që të frymëzosh edhe njerëzit, opozita duhet të jetë e vazhdueshme, e shkëlqyer dhe me alternativa, me veprime të forta. Nuk mjafton vetëm denoncimi, duhet të ketë edhe aksione në rrugë, unë për këtë jam”,-u...