Çfarë është qumështi i bletës, si ta përdorim dhe cilat janë përfitimet shëndetësore

Çfarë është qumështi i bletës, si ta përdorim dhe cilat janë përfitimet shëndetësore

Peltja mbretërore ose i njohur ndryshe si qumështi i bletës është një mrekulli për shëndetin nëse konsumohet. Ky produkt është një masë xhelatinoze e prodhuar nga bletët si ushqim për larvat që do të bëhen mbretëreshat e tyre. Bleta që ushqehet me këtë substancë gjatë gjithë jetës së saj është më e madhe, jeton më gjatë dhe është e vetmja pjellore në “familje” për të krijuar një koloni të re”, shpjegon Dr. Sara Piazza, dietologe. Përfitimet e qumështit të bletës Ky eliksir natyral që vjen në formën e një pelte gjysmë të lëngshme me shije të thartë, është shumë i dobishëm për fëmijët, të moshuarit, gjatë një periudhe stresi psikofizik, apo në rastet e ndryshimeve të humorit për shkak të ndryshimeve sezonale. “Pelta mbretërore mund...