I shpallur në kërkim nga Shqipëria, arrestohet në Spanjë shqiptari me ID kroate, pritet ekstradimi

I shpallur në kërkim nga Shqipëria, arrestohet në Spanjë shqiptari me ID kroate, pritet ekstradimi

Oficerët e Policisë Kombëtare arrestuan në Spanjë një shtetas shqiptar të kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. I ndaluari ishte arratisur nga vendi i tij për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë, ku përballet me një dënim që mund të arrijë deri në 30 vite burg. Sipas njoftimit të Policisë Kombëtare, arrestimi u krye të premten nga Grupi i Operacioneve për Parandalimin e Krimit. Fillimisht, burri u identifikua si shtetas kroat, por pas verifikimeve rezultoi se ai kishte përdorur dokumente të falsifikuara. Kontrolli i mëtejshëm konfirmoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Interpoli që nga maji i kaluar, me kërkesë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri. Hetimet lidhur me...